• e martë, 24 dhjetor 2024

Reshje intensive të shiut dhe breshrit e kapluan Kumanovën

Reshje intensive të shiut dhe breshrit e kapluan Kumanovën

Kumanovë, 21 maj 2024 (MIA) - Shi i rrëmbyeshëm intensiv, bubullima, erë e fuqishme sot pasdite e kaploi rajonin më të gjerë të Kumanovës. Në disa fshatra në komunat Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan i Vjetër kishte edhe breshër.

Nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza - Kumanovë informojnë se është raportuar dëm në çatinë e një vile në Nagoriçan të Ri dhe janë shkatërruar pemë, në rajonin e Likovës ka raportime për dëme në sipërfaqet bujqësore.

Në zonat urbane në Kumanovë për shkak të sasisë së madhe të shiut dhe mungesës së kanalizimit atmosferik uji rrjedh nëpër rrugë.

Në rrugën "11 Tetori" është raportuar për vërshime në një oborr në afërsi të të cilit ka një nënstacion për çka është informuar EVN, njoftuan nga QRMK -Kumanovë. fc/

Fotografitë: MIA dhe rrjetet sociale

QËNDRONI TË LIDHUR