• e hënë, 30 dhjetor 2024

“Republika”: Ndryshime në hierarkinë në Kiev, për shkak të përpjekjeve për grushtet kundër Zelenskit

“Republika”: Ndryshime në hierarkinë në Kiev, për shkak të përpjekjeve për grushtet kundër Zelenskit
Bruksel, 19 korrik 2022 (MIA) – Përpjekje për grushtet kundër presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski është prapavijë e vërtet e “pastrimit” që Zelenski në mënyrë të papritur e kryen në hierarki dhe struktura e aparatit të sigurisë dhe prokurorisë nën akuzën se janë zbuluar sekrete shtetërore dhe ushtarake për palën ruse, shkruan sot gazeta italiane “Republika” (La Repubblica). Në pikëpyetje ishe edhe “plani i aparatit të sigurisë të koordinuar me Moskën për ndryshim radikal të pushtetit në Kiev dhe zëvendësimin e Zelenskit”, shton gazeta italiane, lajmëron BETA. Shumë media në Bashkimin Evropian me kujdes po përcjellin lajmin se Zelenski e shkarkoi shefin e shërbimit ukrainas të sigurisë, mikun e tij shumëvjeçar Ivan Bakanov si dhe prokurorën shtetërore Irina Venediktova. Më 9 korrik, Zelenski ka ftuar dhe zëvendësuar ambasadorët ukrainas në Gjermani, Norvegji, Hungari, Çeki dhe Indi. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR