• e mërkurë, 03 korrik 2024

Rekord Botëror Guines: Hiqet guri më i madh në veshka në botë

Rekord Botëror Guines: Hiqet guri më i madh në veshka në botë

Kolombo, 15 qershor 2023 (MIA) - Mjekët ushtarakë në Shri Lanka kanë hequr gurin më të madh dhe më të rëndë në veshka në botë gjatë një operacioni ndaj një ushtari në pension, kutmoi Armata.

Gurët në veshka krijohen nga depozitimi i kripërave minerale në veshka, një organ që supozohet të pastrojë gjakun. Ish-nënoficerit 62-vjeçar iu hoq një gur në veshka me peshë 801 gram, që thuhet se është më shumë se pesë herë më shumë se masa e një veshke mesatare mashkullore. Guri ishte 13.37 cm i gjatë, ndërsa veshka mesatare është 10 deri në 12 cm e gjatë.

“Guri më i madh dhe më i rëndë në veshka në botë u hoq me kirurgji më 1 qershor në Spitalin Ushtarak në Kolombo”, thuhet në kumtesën e ushtrisë.

Pensionisti ushtarak për mediat lokale deklaroise ai vuante nga dhimbje stomaku që nga viti 2020. Rekordi tani njihet zyrtarisht nga Libri i Rekordeve Guines. ls/

Foto: Armata e Shri Lankës

QËNDRONI TË LIDHUR