• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rekomandime për ndryshimin e praktikave dhe qasjen mbi veprimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Rekomandime për ndryshimin e praktikave dhe qasjen mbi veprimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Shkup, 18 shtator 2024 (MIA) - Koalicioni "Të gjithë për gjykim të drejtë" sot në Shkup prezantoi  rekomandimet dhe planin e veprimit për përmirësimin e situatës në gjyqësor në kuadër të projektit "Përmirësimi i pjesëmarrjes së palëve të interesuara në procesin e reformës në gjyqësi". Rekomandimet dhe plani i veprimit formohen pas procesit të zhvilluar konsultativ të cilin gjyqtarët dhe prokurorët publikë e theksuan për funksionimin e sistemit të drejtësisë.

"Filluam një proces përmes të cilit kemi dashur të ofrojmë platformën përmes së cilës gjyqtarët dhe prokurorët publikë do të jenë në gjendje të koordinohen me njëri-tjetrin, të harmonizohen për të ndërtuar një qëndrim të përbashkët në lidhje me ato probleme dhe çështje të rëndësishme që ata i konsiderojnë thelbësore dhe të ofrojnë rekomandime dhënë fillimisht nga ato që i referohen ekzekutivit, pushteti legjislativ por edhe gjyqësor i vetë gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë dhe janë në drejtim të përmirësimit të efikasitetit të shpejtësisë së procedimit penal dhe natyrisht të shtetit të së drejtës. Veçanërisht ato procedime penale që publiku shpesh i ndjek dhe përmes tyre informohet për punën e gjykatave", deklaroi Darko Avramovski, drejtor ekzekutiv i Koalicionit "Të gjithë për gjykim të drejtë". 

Një pjesë e rekomandimeve i referohet ndryshimit të praktikave dhe qasjes së veprimit të vetë prokurorëve publikë dhe gjyqtarëve.

Këto rekomandime, si dokument, do të përdoren më tej për përfaqësim. Nga koalicioni bëjnë të ditur se kanë caktuar disa takime me përfaqësues të shumicës së institucioneve si dhe shoqatat profesionale të punonjësve në këto institucione.

"Ky dokument do të mund të shfrytëzohet për të gjitha proceset reformuese ose ndonjë zhvillim të mëtejshëm për të parë qëndrimin unanim të një pjese të madhe të gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë që duan të marrin pjesë në këtë proces", theksoi Avramovski. 

Gjatë procesit të konsultimit dhe hartimit të rekomandimeve për përmirësimin e gjendjes në gjyqësor morën pjesë gjashtëdhjetë gjyqtarë dhe prokurorë publikë. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR