• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rekomandime deri tek qytetarët dhe të punëdhënësit shkaku i paralajmërimeve për valën e të nxehtit

Rekomandime deri tek qytetarët dhe të punëdhënësit shkaku i paralajmërimeve për valën e të nxehtit

Shkup, 11 qershor 2024 (MIA) - Gjevgjelia, Bogdanci, Vallandova dhe Dojrani sot dhe nesër në fazë portokalli, pasi që Qeveria ka mbajt seancë të jashtëzakonshme për shkak të paralajmërimeve për valë të nxehtë në shtet dhe ka miratuar rekomandime.  Do të preket edhe territoret e rajonit të Shkupit dhe Vardarit, por të fazës së verdhë (alert – gatishmëri). Në këto rajone do të jenë në fuqi rekomandimet e përgjithshme.

Nga Instituti i Shëndetit Publik dhe alarmi i motit i Institutit për Çështje Hidrometeorologjike janë marrë informacione se më 11 dhe 12 qershor territori i qyteteve Gjevgjeli, Bogdanc, Vallandovë dhe Dojran do të përfshihet me temperatura të larta të fazës së portokalltë, për shkak që Qeveria ka mbajt seancë të jashtëzakonshme shkaku i paralajmërimeve për valë të nxehtë në shtet dhe ka miratuar rekomandimet përkatëse deri tek Ministria e Shëndetësisë, thuhet në kumtesën e Pres shërbimit të Qeverisë.

Qeveria për qytetet që do të preken nga faza portokalli rekomandon që grupet më të prekura të popullsisë, pra gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç të lirohen nga detyrimet e punës. Në kopshte nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxjerrën jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00. Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale, në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit, të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, të dobët dhe të pastrehë.

Duke pasur parasysh faktin se disa procese të rrezikshme të prodhimit dhe teknologjisë mund të paraqesin një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, Qeveria u kujton punëdhënësve detyrimin për respektimin e rregulloreve ligjore në këtë fushë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR