• e enjte, 25 korrik 2024

REK "Bitola" punon me një bllok

REK

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Kombinati REK "Bitola" sot pasdite punon vetëm me një bllok - Bllok 3, pasi që për shkak të defektit të gazpërçuesit të MEPSO-s, pa energji elektrike mbeti Blloku 1, kumtuan nga EMV.

"Sot pasdite, rreth orës 16:45 për shkak të defektit të gazpërçuesit të MEPSO-s, pa energji elektrike mbeti Blloku 1 i REK "Bitola", pas çka kombinati doli nga rrjeti. Kombinati vazhdon të punojë me një bllok, Bllok 3, deri në vënien e sërishme në funksion të Bllokut 1", theksojnë nga EMV.

Njëherit, përkujtojnë se në Bllokun 2 në rrjedhë janë aktivitetet e remontit. ab/

Foto: МIА Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR