• e enjte, 26 dhjetor 2024

Regjistrohet tërmet me epiqendër në rajonin Dellçevë - Berovë

Regjistrohet tërmet me epiqendër në rajonin Dellçevë - Berovë

Shkup, 26 korrik 2024 (MIA) - Tërmet me intensitet prej III-IV ballë sipas shkallës makrosizmike evropiane dhe magnitudë lokale të Rihterit ML3.1 u regjistrua mëngjesin e sotëm nga Rrjeti Telemetrik Sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Epiqendra e tërmetit ishte në rajonin Dellçevë - Berovë, 123 kilometra në juglindje të Shkupit. 

Siç informon Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, tërmeti ka ndodhur në orën 08:46, ndërsa është ndjerë nga banorët e qyteteve Pehçevë, Berovë dhe rrethinë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR