Regjistrohen dy tërmete, epiqendrat në Kosovë
- Dy tërmete janë ndjerë mëngjesin e sotëm në pjesën veriperëndimore dhe perëndimore të vendit, bën të ditur Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko- natyror në Shkup.
- Post By Fami Bajrami
- 09:41, 12 dhjetor, 2024
Shkup, 12 dhjetor 2024 (MIA) - Dy tërmete janë ndjerë mëngjesin e sotëm në pjesën veriperëndimore dhe perëndimore të vendit, bën të ditur Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko- natyror në Shkup.
Epiqendra e tërmetit të parë ka qenë 76 km në veriperëndim të Shkupit me magnitudë lokale ML4.0 sipas Rihterit dhe është ndjerë në pjesën veriperëndimore të vendit me intensitet IV ballë sipas shkallës makrosizmike evropiane.
Epiqendra e tërmetit të dytë ka qenë 66 km në veriperëndim të Shkupit me magnitudë lokale ML3.3 sipas Rihterit dhe është ndjerë vetëm në pjesën perëndimore të vendit me intensitet III ballë sipas shkallës makrosizmike evropiane.
Epiqendra e tërmeteve ka qenë në territorin e Kosovës.
Foto: arkivi i MIA-s