• e enjte, 26 dhjetor 2024

Regjistrohen 57 raste të reja me Kovid, katër persona kanë vdekur si pasojë e virusit

Regjistrohen 57 raste të reja me Kovid, katër persona kanë vdekur si pasojë e virusit

Shkup, 17 shtator 2024 (MIA) - Në periudhën nga 9 deri më 15 shtator në vend janë regjistruar 57 raste të reja me SARS-CoV-2, janë raportuar katër persona të vdekur - dy në Shkup dhe nga një në Manastir dhe Tetovë, të gjithë mbi 70 -vjeç dhe të pavaksinuar, thuhet në raportin e fundit të Institutit për Shëndet Publik.

Nga data 9 deri më 15 shtator janë testuar gjithsej 285 materiale në laboratorët që kryejnë testimin molekular dhe testimin e antigjenit për praninë e SARS-CoV-2, me një rënie prej 36,5 për qind krahasuar me javën e kaluar. Janë regjistruar 57 raste të reja pozitive, me një rënie prej 48,6 për qind krahasuar me javën e kaluar.

Në javën aktuale janë regjistruar të sëmurë në komunat e tetë qyteteve. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n=39; 68,4 për qind), dhe incidenca më e lartë është regjistruar në Dellçevë (14,7/100.000).

Personat e sëmurë janë regjistruar në të gjitha grupmoshat, me numrin më të madh të rasteve të raportuara në grupmoshën mbi 60 vjeç.

Gjatë javës së kaluar (9-15 shtator 2024) janë raportuar katër persona të vdekur të lidhur me KOVID-19, nga Shkupi (2), Manastiri dhe Tetova. Të gjithë personat e vdekur janë mbi 70 vjeç. Tre persona kanë vdekur në kushte spitalore, ndërsa në tre persona janë regjistruar sëmundje shoqëruese. Të gjithë personat janë të pavaksinuar kundër KOVID-19.

Gjatë vitit 2024 dhe deri më 15 shtator 2024, në vend janë regjistruar gjithsej 1.560 të sëmurë dhe 20 të vdekur të lidhur me KOVID-19. Që nga shfaqja e rastit të parë të KOVID-19 më 26 shkurt të vitit 2020, janë raportuar gjithsej 351,876 raste të KOVID-19 dhe 9,999 vdekje të lidhura me KOVID-19. sa/

FOTO: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR