• e enjte, 26 dhjetor 2024

Regjistrohen 38 raste të kollës së mirë, gjashtë prej tyre janë hospitalizuar

Regjistrohen 38 raste të kollës së mirë, gjashtë prej tyre janë hospitalizuar

Shkup, 7 qershor 2024 (MIA) - Janë regjistruar 38 raste të reja të pertusis, e njohur si kolla e mirë nga 31 maj deri më 6 qershor. Nga të sapo infektuarit, gjashtë persona janë hospitalizuar. Për sa i përket shpërndarjes gjeografike, shumica e rasteve janë raportuar në epideminë në Shkup - 26, ndërsa janë raportuar edhe katër raste nga Manastiri, tre nga Tetova edhe nga një nga Probishtipi, Prilepi, Kumanova, Gjevgjelia dhe nga Kavadari, informojnë nga Instituti për shëndet publik (ISHP), në raportin e fundit të publikuar pasditen e sotme.

"Mosha e pacientëve varion nga një muaj deri në 68 vjeç. Numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha pesë deri në nëntë vjeç. Sa i përket statusit të vaksinimit të të sëmurëve, 28 persona janë jo plotësisht të vaksinuar, të pavaksinuar ose me status të panjohur vaksinimi, pesë janë plotësisht të vaksinuar dhe pesë të tjerët janë të vaksinuar sipas moshës", shkruan në raportin.

Deri ditën e djeshme, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 699 raste me kollë të mirë, me një incidencë prej 38,1/100 mijë banorë.

“Kjo paraqet një rritje të disafishtë të numrit të pacientëve në krahasim me pesëvjeçarin e kaluar – nga viti 2019 deri në vitin 2023, kur janë regjistruar gjithsej 10 raste. Shpërndarja e rasteve sipas vendbanimit tregon se numri më i madh i njerëzve jetojnë në Shkup - 554 ose 79,3 për qind në 17 komuna", sqarohet në raportin e ISHP-së.

 

Nga numri i përgjithshëm i të sëmurëve, janë hospitalizuar 100 persona, nga të cilët 85 janë në moshën deri katër vjet, tregojnë të dhënat e fundit të Institutit. Numri më i madh i rasteve - 69, janë hospitalizuar në Klinikën universitare  për sëmundje të mushkërive tek fëmijët në Kozle. Nga numri i përgjithshëm i personave të hospitalizuar, 89 pacientë janë lëshuar nga spitali. Mesatarisht, pacientët janë hospitalizuar nga nëntë ditë.

Në vazhdim janë dy epidemi të raportuara në nivel në territorit të Shkupit dhe në Kumanovë.

Nga 18 janari deri 6 qershor, janë dhënë gjithsej 52.939 doza të vaksinave me komponentë kundër kollës së mirë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s, Instituti për shëndet publik

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR