• e premte, 27 dhjetor 2024

Regjistri qendror ka kërkuar verifikimin e emrave për të gjitha 17.000 shoqatat e regjistruara

Regjistri qendror ka kërkuar verifikimin e emrave për të gjitha 17.000 shoqatat e regjistruara

Shkup, 23 shkurt 2023 (MIA) - Regjistri qendror deri tek Komisioni i sapoformuar për përdorimin e emrave historik në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, ka dorëzuar nismë për verifikimin e emrave të të gjitha 17.000 shoqatave të regjistruara në vend, deklaroi drejtoresha e Regjistrit Qendror, Maria Boshkovska - Jankovski për TV 24.

"Është dërguar dokumentacion i plotë, ndërsa në përgjithësi statutet dhe programet janë thuajse identike tek të gjitha shoqatat, nuk ka ndonjë dallim. Të gjitha janë marrë nga baza në Regjistrin qendror, me atë dallim që tek ato bullgare janë disa fjali në kuptimin që do t'i mbrojë interesat bullgare etj., por ky nuk është moment i mjaftueshëm që të mos mund të regjistrohet ky subjekt juridik", thotë Boshkovska-Jankovski.

Ajo sqaron se Regjistri qendror është "vetum trup evident dhe bazë e të dhënave" dhe nuk ka kompetencë të thojë nëse ndonjë shoqatë mund të regjistrohet ose jo.

 Lidhur me ndryshimin e emrave kontestues të klubeve bullgare, Boshkovska - Jankovski potencon se shoqata "Mbreti Borisi i Tretë" nga Ohri ka filluar procedurë për harmonizim me ndryshimet e Ligjit për shoqatat dhe fondacionet por dokumentacioni i shtruar në Regjistrin qendror nuk është i plotë, ndërsa shoqata e Manastirit "Ivan Mihajllov" nuk ka inicuar fare ndryshimin e emrit në afatin e paraparë ligjor.

Në përputhje me ndryshimet në Ligjin për Shoqatat dhe Fondacionet, në nenin 8 paragrafi 3 shtohen dy aline të reja edhe atë se "si emërtim ose emër i një shoqate, nuk mund të përdoren emra që në çfarëdo baze në të kaluarën kanë qenë të lidhur me jotolerancë ose urrejtje racore, fetare, etnike dhe të tjera, gjenocid, ekstremizëm, përhapje ose mbështetje e fashizmit, nazizmit, nacional-socializmit dhe rajhu të tretë. Nëse një emër i tillë përfshihet në emrin e shoqatës, miratimi jepet nga ministri i Drejtësisë, me rekomandimin e një Komisioni që do të formohet nga Ministri i Drejtësisë me përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, Institutit të Historisë Kombëtare, ASHAM dhe Ministria e Drejtësisë”.

Afati që të gjitha shoqatat të zbatojnë ndryshimet ligjore ka skaduar më 16 shkurt dhe ato që nuk do të respektojnë duhet të fshihen nga Regjistri Qendror me vendim të ministrit të Drejtësisë jo më vonë se data 16 mars, në bazë të mendimit të marrë nga Komisioni i sapoformuar i emrave.

QËNDRONI TË LIDHUR