• e shtunë, 23 nëntor 2024

Regjistri Qendror: Kërkesa e shoqatës "Mbreti Borisi i Tretë" është refuzuar për shkak të mungesës së dokumenteve të kërkuara në afatin ligjor

Regjistri Qendror: Kërkesa e shoqatës

Shkup, 16 mars 2023 (MIA) - Regjistri Qendror sot pasdite njoftoi se është marrë vendim me të cilën kërkesa për harmonizim nga ana e shoqatës "Mbreti Borisi i Tretë" nga Ohri është refuzuar sepse në afatin e paraparë ligjor nuk janë dorëzuar dokumentet e kërkuara. 

"Regjistri Qendror gjatë ditës së sotme mori Vendim me të cilin kërkesën për harmonizimin nga ana e Shoqatës Mbreti Borisi i Tretë nga Ohri e refuzoi, për arsye që nga Shoqata Mbreti Borisi i Tretë nga Ohri në Regjistrin Qendror në afatin e paraparë ligjor prej 30 ditëve nuk janë dorëzuar dokumentet e kërkuara në njoftimin në përputhje me Ligjin për Shoqata dhe Fondacione", bëhet e ditur në kumtesën e Regjistrit Qendror.

Nga atje shtojnë se për vendimin e miratuar do ta njoftojnë Ministrinë e Drejtësisë.

Për qendrën kulturore "Ivan Mihajllov" nga Manastiri, e cila nuk kishte dërguar kërkesë për riemërimin sipas ndryshimeve të Ligjit për Shoqata dhe Fondacione, sot Komisioni për përdorimin e emrave të personaliteteve dha mendim negativ për përdorimin e emrit Ivan Mihajllov.

Konkluzioni nga mbledhja duhet të dërgohet te ministri i Drejtësisë, i cili do të duhet të marrë vendim në bazë të mendimit negativ të marrë nga Komisioni.

Sipas Ligjit për Shoqata dhe Fondacione, që ishte miratuar me procedurë të shkurtër në nëntor të vitit 2022, klubet bullgare janë të obliguara të kërkojnë riregjistrim ose në të kundërtën u kërcënohet shfuqizimi. Afati për parashtrimin e kërkesës skadoi më 16 shkurt. 

Sipas ndryshimeve në Ligjin për Shoqatat dhe Fondacionet, u ndalohet shoqatave civile, fondacioneve dhe partive politike të përdorin emra, pseudonime, pseudonime që kanë të bëjnë me fashizmin, nazizmin, gjenocidin, Rajhun e Tretë, etj. Ligji ka fuqi prapavepruese dhe zbatohet për shoqatat dhe fondacionet tashmë të regjistruara dhe parashikon që ata që nuk veprojnë sipas ndryshimeve të përmendura, do të fshihen nga regjistri pasi të merret vendim nga Ministri i Drejtësisë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR