• e enjte, 26 dhjetor 2024

Regjim i veçantë i komunikacionit më 29 dhe 30 nëntor në Shkup

Regjim i veçantë i komunikacionit më 29 dhe 30 nëntor në Shkup

Shkup, 28 nëntor 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme informon se duke filluar nga nesër, 29.11.2023 (e mërkur) nga ora 13:00, deri në përfundimin e Këshillit Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkpunim në Evropë (OSBE) 2023 më 30.11.2023 (e enjte), që do të mbahet në QS "Boris Trajkovski" në Shkup, për qarkullim do të mbyllet bulevardin  "Ilinden", edhe atë nga udhëkryqi me bulevardin  "Sveti Kliment Ohridski" deri te udhëkryqi me rrugën "Lublanska" dhe bulevardi  "8 Steptemvri ", nga udhëkryqi me rrugën "Skupi" deri te udhëkryqi me bulevardin "Partizanski Odredi".

"Për këto arsye Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në zonën qendrore të Qytetit të Shkupit. MPB-ja u bën të gjithë qytetarëve – pjesëmarrës në komunikacion të respektojnë urdhërat e dhëna nga nëpunësit e policisë", informojnë nga MPB-ja. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR