• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Regjim i posaçëm këtë fundjavë në Shkup për shkak të tubimeve parazgjedhore

Regjim i posaçëm këtë fundjavë në Shkup për shkak të tubimeve parazgjedhore

Shkup, 19 prill 2024 (MIA) - Për shkak të mbajtjes së tubimeve nga fushatat zgjedhore për zgjedhjet presidenciale 2024 në zonën qendrore të qytetit do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit.

Diç informojnë nga MPB, prej sot nga ora 19:00 deri nesër deri në orën 21:00 më 21 prill (e diel)  në orën 13:00 para selisë së Bashkimit Evropian në rr. "Shën Kirili e Metodi" në Shkup, Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në këtë rrugë duke filluar nga ora 19:00 më 20 prill (e shtunë) deri më 21 prill (e diel), njoftojnë sot nga MPB.

Megjithatë, për komunikacion do të mbyllet rr. "Shën Kirili e Metodi" në udhëkryqin me bulevardin "Koço Racin" deri në udhëkryqin me bulevardin "Shën. Kliment i Ohrit".

Gjithashtu, më 21 prill në orën 20:00 në sheshin "Maqedonia" në Shkup do të mbahet tubim nga fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Për këto arsye, Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në pjesën qendrore të qytetit, ndërsa komunikacioni përkohësisht do të ndërpritet në rrugët ku lëvizin pjesëmarrësit e ngjarjes.

Për këtë qëllim, MPB apelon te qytetarët t'i respektojnë urdhrat e punonjësve policor nëpër rrugët ku zhvillohen ngjarjet. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR