• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Regjim i posaçëm i trafikut në Shkup për shkak të "Paradës së krenarisë"

Regjim i posaçëm i trafikut në Shkup për shkak të

Shkup, 22 qershor 2024 (MIA) - Në pjesën qendrore të qytetit të Shkupit, sot nga ora 15:00, do të ketë regjim të posaçëm të trafikut për shkak të "Paradës së krenarisë".

"Sot në ora 17:00 do të mbahet ngjarja "Parada e Krenarisë" në pjesën qendrore të qytetit të Shkupit. Për këtë arsye, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup, duke filluar nga ora 15:00 do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm në trafik në pjesën qendrore të qytetit", kumtoi MPB.

MPB apelon te qytetarët ti respektojnë urdhërat të cilat i japin nëpunësit policorë nëpër rrugët ku do të zhvillohet ngjarja. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR