• e enjte, 26 dhjetor 2024

Regjim i posaçëm i trafikut në Shkup nga e marta deri të shtunën

Regjim i posaçëm i trafikut në Shkup nga e marta deri të shtunën

Shkup, 7 janar 2024 (MIA) - Nga e marta deri të shtunën, nga data 9 deri më 13 janar, në Shkup do të ketë një regjim të posaçëm të trafikut për shkak të vizitës zyrtare të delegacionit të kryesuar nga Abdullah Bin Muhamed AlSheikh, kryetar i Kuvendit të Mbretërisë së Arabisë Saudite - Mexhlisi Al Shura.

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), me regjimin e posaçëm që do ta zbatojë Njësia për siguri në komunikacionin rrugor, do të mbulohen rrugët në zonën më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit.

MPB apelon që të gjithë qytetarët pjesëmarrës në trafik t'i respektojnë urdhrat e punonjësve të uniformuar të policisë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR