• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Regjim i posaçëm i komunikacionit të hënën në Shkup

Regjim i posaçëm i komunikacionit të hënën në Shkup

Shkup, 5 tetor 2024 (MIA) - Të hënën në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit për shkak të vizitës zyrtare të kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, kumtoi MPB.

"SPB Shkup i njofton qytetarët e Shkupit se më 07.10.2024 (e hënë) për shkak të vizitës zyrtare të kryeminsitrit serb, Millosh Vuçeviq, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugët e rajonit mët ë gjerë qendror të Qytetit të Shkupit", ceket në kumtesë.

SPB Shkup u bën thirrje qytetarëve t'i respektojnë udhëzimet që i japin nëpunësit policorë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR