• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Regjim i posaçëm i komunikacionit sot dhe nesër në bulevardin "Ilinden" në Shkup

Regjim i posaçëm i komunikacionit sot dhe nesër në bulevardin

Shkup, 2 prill 2024 (MIA) - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup informon se për shkak të përgatitjeve dhe mbajtjes së një mitingu, duke filluar nga sot deri nesër përkatësisht deri në përfundimin e mitingut, Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut.

Siç është kumtuar, do të mbyllet për qarkullim një pjesë e bul. “Ilinden”, pjesa nga Ura Goce Dellçev deri në bul. “Klimenti i Ohrit” në të dy drejtimet.

"Gjatë ditës së nesërme, sipas nevojës, do të jenë të mbyllura edhe rrugë tjera në rajonin më të gjerë të qendrës së qytetit", njofton SPB Shkup dhe apelon deri te qytetarët të respektojnë urdhërat të cilat jepen nga nëpunësit policor nëpër rrugët ku do të zhvillohet aktiviteti. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR