• e enjte, 26 dhjetor 2024

Regjim i posaçëm i komunikacionit nesër në Shkup

Regjim i posaçëm i komunikacionit nesër në Shkup

Shkup, 27 shtator 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme informon se nesër me fillim në orën 09:00, për shkak të mbajtjes së protestës sindikale, do të zbatohet regjim i posaçëm i komunikacionit në zonën e Qytetit të Shkupit.

"Protesta do të zhvillohet përgjatë trasesë së lëvizjes nga rr "Mirçe Acev"-LSM, rr. "Fili Vtori Mkedonski", në të djathtë në rr. "Dimitrie Çupovski" para Ministrisë së Drejtësisë, në të djathtë në bul. "VMRO"  dhe në të majtë në bul. "Ilinden" para Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut". informojnë nga MPB.

Për këto arsye Njësia për siguri në komunikacionin rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit në Qytetin e Shkupit.

MPB apelon te qytetarët t'i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policor në rrugët ku do të zhvillohet protesta. sa/

Foto. Arkivi i MIA-s

 


 
 

QËNDRONI TË LIDHUR