• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Regjim i posaçëm i komunikacionit nesër dhe pasnesër në Tetovë shkaku i tubimeve parazgjedhore

Regjim i posaçëm i komunikacionit nesër dhe pasnesër në Tetovë shkaku i tubimeve parazgjedhore

Tetovë, 4 maj 2024 (MIA) - SPB Tetovë informon se për shkak të mbajtjes së tubimeve të partive politike në kuadër të fushatës zgjedhore në dy ditët në vijim (e diel dhe e hënë), do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në qendër të qytetit. 

"Do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit edhe atë në bulevardin 'Iliria' nga hyrja e Tetovës deri në shesh, gjegjësisht rreth rrotullimi me bulevardin 'Ilindenska' ku nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevard. Poashtu gjatë kohës së tubimeve, komunikacioni do të riorientohet nëpër rrugët tjera, përkatësisht rrugët 'JNA', 'Todor Ciposki-Merxhan', 'Jane Sandanski' dhe rruga 'Nikola Teslla'”, thuhet në kumtesën e SPB Tetovë.

Prej aty me apel deri te shoferët që të respektojnë urdhrat që do të jepen nga nëpunësit e policisë.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR