• e enjte, 26 dhjetor 2024

Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup për shkak të protestës para Qeverisë

Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup për shkak të protestës para Qeverisë

 Shkup, 12 shtator 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se sot  në periudhën prej orës 10:00 deri në ora 12:00, për shkak të mbajtjes së protestës para Qeverisë,  Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të marrë masa të posaçme regjimi të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit të Shkupit.

 "Për këto arsye, Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t'i respektojnë urdhërat e nëpunësve të uniformuar policorë përgjatë rrugës ku do të zhvillohet protesta për të garantuar qarkullim të sigurt dhe të qetë", theksohet në kumtesën e MPB-së.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR