• e enjte, 18 korrik 2024

Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup për festën Uji i Bekuar

Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup për  festën Uji i Bekuar

Shkup, 19 janar 2024 (MIA) - Për shkak të aktiviteteve me rastin e festës fetare të Ujit të Bekuar, në Shkup sot do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacioit për disa rrugë në pjesën  qendrore të qytetit, si dhe në komunat Gjorçe Petrov dhe Aerodrom, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Nga MPB informojnë se nga ora 08:00 e deri në përfundimin e aktiviteteve, në qendër të qytetit të Shkupit do të mbyllet për qarkullim rruga "Filip Vtori Makedonski", nga kryqëzimi me bulevardin "Goce Dellçev" deri në kryqëzimin me rrugën "11 Tetori" në të  dy drejtimet.

Në komunën e Gjorçe Petrovit nga ora 08:00 do të mbyllet për qarkullim rruga nga kisha “Sveti Petar i Pavle”, Blvd.“Partizanski Odredi”, deri në Rr. “Gjorçe Petrov”, dhe nga rr. “Gjorçe Petrov” deri në rr. “Vasil Çakallarov”, si dhe nga kisha “Shën Panteleimoni”, rruga “Kozle”, pjesë e rrugës “Vasil Çakallarov” deri te Ura hekurudhore në lumin Vardar.

Në komunën e Aerodromit, nga ora 10:00 për komunikacion do të mbyllet rruga lokale për në fshatin Lisiçe. 

MPB-ja u bën apel të gjithë qytetarëve – pjesëmarrës në komunikacion që t'i respektojnë urdhërat e nëpunësve të uniformuar policorë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR