• e shtunë, 23 nëntor 2024

Refuzohet kërkesa e mbrojtjes së pronarit të "DokazM" për përjashtimin e PTHP të Shkupit

Refuzohet kërkesa e mbrojtjes së pronarit të

Shkup, 7 mars 2023 (MIA) - Prokuroria e Lartë Publike e refuzoi kërkesën e mbrojtjes për përjashtimin e të gjithë prokurorëve nga Prokuroria Thmelore Publike Shkup për shkak të mundësisë që të paraqiten si të dëmtuar në procedurën që udhëhiqet kundër të akuzuarit Marjan. Stamenkovski, i cili ngarkohet akuzohet se përmes ueb portalin në pronësi të tij  “DokazM”, si mjet për ekzekutim, ka kryer më shumë vepra penale.

Siç konfirmuan ngaPTHP për MIA-n, kërkesa është refuzuar, ndërsa përfaqësuese e akuzës mbetet prokurorja Zorica Pavlloviq nga Prokuroria e Shkupit. 

 Seanca e caktuar për sot është shtyrë për më 10 mars, pikërisht për këtë kërkesë, për të cilën Gjykata vendosi të presë vendimin e Prokurorisë së Lartë Publike.

Në fillim të seancës së parë sot prokurorja publike Zorica Pavlloviq, propozoi  deri te Gjykata që opinioni të përjashtohet nga hapja deri në fund të debatit kryesor, sepse, siç tha "bëhet fjalë për vepra penale kundër moralit, ndërsa përjashtimi i opinionit nevojitet për shkak të mbrojtjes së jetës private të personit të dëmtuar dhe dëshmitarëve".  Gjykata e pranoi këtë propozim dhe mori vendim për përjashtimin e opinionit.

Prokuroria Themelore Publike Shkup, pas zbatimit të procedurës paraprake ka ngritur propozim- akuzë kundër Marjan Stamenkovskit, pronar i portalit "DokazM" i cili akuzohet se përmes portalit në pronësi të tij ka kryer vepra penale "përhapje të materialit racist dhe ksenofobik nëpërmjet sistemit kompjuterik", "shantazh", "pirateri të punës audiovizive" dhe "keqpërdorim të të dhënave personale". 

Rasti është formuar pas kallëzimit penal kundër të akuzuarit nga disa viktima gjatë vitit 2022 dhe nga fillimi i vitit 2023, ndërsa në lidhje me përmbajtjet e publikuara në ueb portalin e tij. Denoncimet janë nga dy gazetare të së përjavshmes “Fokus” dhe një peshkopi. 

Në seancën e sotme kanë qenë të pranishëm të dëmtuarit Valentina Vumro, Irena Mulaçka, Aleksandra Milçevska, Marina Jovanovska, Blerim Ramadani dhe Robert Petrov. Vurmo dhe Mulaçka, pas shtyrjes së procesit, në një deklaratë për mediat thanë se presin se drejtësia do të vihet në vend.

Gjykimin e udhëheq gjyqtarja Marija Kletniçka Markovska, ndërsa përfaqësuese e akuzës është prokurorja publike Zorica Pavloviq. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR