• e premte, 27 dhjetor 2024

Refuzohet amendamenti i VMRO-DPMNE-së për lejet për koncesion të burimeve minerale

Refuzohet amendamenti i VMRO-DPMNE-së për lejet për koncesion të burimeve minerale

Shkup, 19 prill 2023 (MIA) - Komisioni parlamentar për Çështje ekonomike sot ka vazhduar punën për ndryshimet në Ligjin për burimet minerale në procedurë të shkurtuar, një nga tetë ligjet që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d. Deputetët kanë filluar debatin rreth amendamenteve dhe në emër të propozuesve të ligjit, deputetja Rina Ajdari hodhi poshtë amendamentin e parë të VMRO-DPMNE-së, me të cilin kërkohej fshirja e nenit 10, përkatësisht të mbetet zgjidhja ligjore ekzistuese për dhënien e lejeve. Seanca e Komisionit është ndërprerë për shkak të fillimit të mbledhjes parlamentare dhe do të vazhdojë gjatë ditës.

Amendamentin e ka shpjeguar deputeti Toni Jarevski nga VMRO-DPMNE i cili ka thënë se për dhënien e lejeve minerare duhet të mbetet zgjidhja ekzistuese për dhënie më të shpejtë të lejeve, apo të zbatohet neni 14 paragrafi 3.

Jarevski, ndër të tjera, tha se ata nuk po pyeten nëse marrëveshja me “Behtel dhe Enka” për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d do të ketë pasoja të dëmshme, por se sa do të jenë dëmet. Me zgjidhjen e propozuar ai tha se mund të gërmojë ku të dojë dhe kur të dojë, pavarësisht dëmeve në mjedisin jetësor, në trashëgiminë kulturore... Sipas tij, propozuesit e ndryshimeve ligjore nuk mbajnë llogari për dëmet që do të ndodhin.

"Mund vetëm të reagojmë sepse nuk e kemi marrëveshjen. Ne reagojmë se çfarë pasojash mund të kemi, sepse nuk e dimë marrëveshjen”, tha Jarevski. Ai akuzoi kolegët e tij deputetë se kanë propozuar ndryshime ligjore dhe nuk e kanë parë marrëveshjen.

Bedri Fazliu nga BDI, duke iu përgjigjur Jarevskit, tha se i mbështesin këto ndryshime sepse duan të përshpejtojnë ndërtimin e korridoreve dhe se ndryshimet ligjore duhet të lehtësojnë procedurën për ndërtimin e korridoreve. Sipas tij, VMRO-DPMNE sillet sikur nuk dëshiron që të ndërtohen korridoret.

Kryetari i Komisionit Dime Vellkovski nga LSDM tha se shteti dhe institucionet do të kontrollojnë se ku dhe çfarë do të gërmohet.

Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE, madje theksoi se partia opozitare dhe ajo se si di duhet të ndërtohen këto korridore, planet për to janë të kohës së qeverisjes së tyre. Ai gjithashtu vuri në dukje dyshimet e tyre për aktivitete korruptive.

“Çfarë do të thotë kjo që Ministria e Ekonomisë e udhëhequr nga kuadër i BDI-së, pa asnjë kriter, sipas zgjedhjes personale, do të propozojë deri te Qeveria ku kryetar i Komitetit drejtues është poashtu kuadër i BDI-së dhe e gjithë kjo konform ligjit të propozuar nga deputetët e BDI-së. Nëse kjo nuk është korrupsion, nuk e di se çfarë është tjetër”, tha Stojanovski.

Deputeti i BDI-së, Bedri Fazliu, replikoi se nëse ka elemente të korrupsionit duhet të raportohet. “Do të shohim atëherë se ku është korrupsioni”, tha deputeti i BDI-së.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR