• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Refuzohen 19 ankesa të të dyshuarve për zjarrin në Koçan, për dy kryetarët e komunave, PTHP-ja ka dorëzuar ankesë deri tek Gjykata e Apelit

Refuzohen 19 ankesa të të dyshuarve për zjarrin në Koçan, për dy kryetarët e komunave, PTHP-ja ka dorëzuar ankesë deri tek Gjykata e Apelit

Shkup, 27 mars 2025 (MIA) - Gjykata Themelore në Koçan ka vepruar sipas 22 ankesave nga të dyshuarit për zjarrin në Koçan, prej të cilave janë refuzuar 19 dhe për këta persona mbetet masa e "paraburgimit" ndërsa për ish kryetarët e komunës, Ratko Dimitrievski dhe Nikolço Ilijev dhe ish drejtoreshës e Inspektoratit shtetëror të Tregut masa "paraburgim" është zëvendësuar me "arrest shtëpiak".

"Pas 24 vendimeve të miratuara për caktimin e masës së paraburgimit, u parashtruan 22 dhe dy ankesa nga të dyshuarit. Sipas ankesave, veproi Këshilli me nga tre gjyqtarë (në bazë të nenit 25 paragrafi 5 i LPP)  të Gjykatës Themelore Koçani dhe ka vendosur që ankesat për 19 të dyshuar të refuzohen dhe masa e paraburgimit të mbetet në fuqi, ndërsa për tre të dyshuarit, masa e paraburgimit është zëvendësuar me arrest shtëpiak dhe në përputhje me nenin 144 neni 146 paragrafi 1 pika. 3 nga LPP-së, u përcaktua edhe masa e kujdesit - sekuestrimin e përkohshëm të dokumentit për udhëtim ose të ndonjë dokumenti tjetër për kalimin e kufirit shtetëror, përkatësisht ndalimin e dhënies së tij", sqarojnë sot nga Gjykata Themelore në Koçan.

Kundër vendimit të Gjykatës Themelore nga Koçani, për zëvendësimin e paraburgimit me arrest shtëpiak për dy ish kryetarët e komunës janë parashtruar ankesa nga ana e Prokurosisë Themelore Publike para Gjykatës së Apelit në Shtip, sipas së cilës po veprohet.

"Kundër njërit prej vendimeve të Këshillit prej tre gjyqtarëve (nga neni 25 paragrafi 5 të LPP) të Gjykatës Themelore Koçan, me të cilin u caktua masa e paraburgimit me arrest shtëpiak, nuk u parashtrua ankesë dhe është i plotëfuqishëm", thonë nga Gjykata Themelore në Koçan.

Në paraburgim mbetet aktualisht kryetari i komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, i cili dha dorëheqje nga funksioni pas tragjedisë në Koçan, ku humbën jetën 59 persona, ndërsa rreth 200 u lënduan. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR