Rebelët vranë 169 persona në Sudanin e Jugut
- Të paktën 169 persona janë vrarë në një sulm të rebelëve në një fshat në Sudanin e Jugut. Midis viktimave ishin 90 civilë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:50, 2 mars, 2026
Xhuba, 2 mars 2026 (MIA) - Të paktën 169 persona janë vrarë në një sulm të rebelëve në një fshat në Sudanin e Jugut. Midis viktimave ishin 90 civilë.
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut tha se pas sulmit, një mijë persona kërkuan strehim në bazën e tyre.
Dhuna u përshkallëzua pasi forcat qeveritare lojale të presidentit Salva Kir nisën një ofensivë kundër grupeve të armatosura lojale të liderit të opozitës Rieka Maçar.
Maçar ishte zëvendës i presidentit Kir deri në shtator, kur u shkarkua nga detyra me akuza për terrorizëm, dhunë dhe tradhti. Ai është në arrest shtëpiak në pritje të gjykimit.
Sudani i Jugut është vendi më i ri në botë, pasi fitoi pavarësinë nga Sudani më 9 korrik të vitit 2011, pas dekadash lufte civile.
Foto: Arkivi i MIA-s