• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rebelët hoqën orën policore në Damask

Rebelët hoqën orën policore në Damask

Damask, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Rebelët sirian sot njoftuan se hoqën orën policore që e vendosën në kryeqytetin e Damaskut para disa ditësh, për t'u bërë thirrje njerëzve të vazhdojnë të shkojnë në punë për të ndihmuar në rindërtimin e Sirisë së re.

Pas rrëzimit të regjimit të Bashar al Asadit më 8 dhjetor, rebelët vendosën orë policore në orët e mbrëmjes dhe të natës.

Në ndërkohë, shefi i aleancës kryengritëse e udhëhequr nga lideri i rebelëve sirian Ahmed al Shareh, i njohur si Abu Mohamed al-Xhavlani, sot deklaroi se nuk do të kenë mëshirë dhe se do të ndjekin të gjithë ata që kanë tortuaruar popullin sirian.

"Ata që janë përfshirë në torturë dhe vrasjen e të burgosurve nuk do të falen", tha Al Shareh.

Ai, gjithashtu, u bëri thirrje vendeve të huaja t'i dorëzojnë "kriminelët" të cilët u arratisën në qytetet e tyre. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR