• e premte, 27 dhjetor 2024

Realizimi i të drejtave të grave në fokusin e takimit të Arsovskës me drejtorin e NDI-së

Realizimi i të drejtave të grave në fokusin e takimit të Arsovskës me drejtorin e NDI-së
Shkup, 17 shkurt 2022 (MIA) - Realizimi i të drejtave të grave dhe përfaqësimi i grave në institucionet e sistemit, me çka do të rritet vetëdija për barazi dhe integrimi i grave në të gjitha sferat e jetës shoqërore, ishte në fokusin e takimit të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska me Robert Skot Hajzlet, drejtor i lartë i NDI (Instituti Nacional Demokratik), Aleksandra Cvetkovska, drejtoreshë e programit dhe udhëheqëse e ekipit të projektit Women Lead, dhe Aleksandra Dimovska, drejtoreshë dhe koordinatore e programit për ID. Siç transmetojnë nga Qyteti i Shkupit drejtori Hajzlet ka potencuar se NDI realizon projekte në bashkëpunim me OSBE-në, si dhe me disa komuna të vendit, ndërsa qëllimi kryesor i këtyre projekteve është prosperiteti dhe integrimi i gruas në jetën shoqërore, si dhe profesionalizmi i kuadrove administrative në komuna dhe institucione, me qëllim përmirësimin dhe efikasitetin e administratës. Në takim u bisedua për projektet aktuale në të cilat po punon Qyteti i Shkupit për përmirësimin e kushteve të qytetarëve në çdo segment të jetës së përditshme. Arsovska theksoi se bashkëpunimi me NDI-në në të ardhmen mund të paraqet platformë nga e cila administrata e qytetit mund të përfitojë përvoja të reja, të cilat do të kontribuojnë në organizim më të mirë dhe rezultate më të mira në punën e Qytetit të Shkupit. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR