Reali po përgatit një ofertë përfundimtare për Kejnin
- Real Madridi pret të shpenzojë jo më shumë se 100 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Totenhemit, Hari Kejn.
Madrid, 16 qershor 2023 (MIA) - Real Madridi pret të shpenzojë jo më shumë se 100 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Totenhemit, Hari Kejn.
Sipas “AS”, drejtuesit e klubit janë duke përgatitur propozimin përfundimtar për transferimin e britanikut 29-vjeçar. Nëse Sparsi nuk janë të kënaqur me këtë, Reali do ta anulojë transferimin.
Kejn sezonin e kaluar përfundoi në vendin e dytë në Premier Ligën sipas efikasitetit me 30 gola në 38 ndeshje.
Marrëveshja aktuale e futbollistit me Totenheminit skadon në verën e vitit 2024. ar/
Foto: EPA