• e enjte, 26 dhjetor 2024

Reagimi i ASHMAA për raportin e Bekteshit ndaj gazetarit të Telmës

Reagimi i ASHMAA për raportin e Bekteshit ndaj gazetarit të Telmës

Shkup, 2 shkurt 2023 (MIA) - Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele ka reaguar për qëndrimin e ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ndaj gazetarit të TV Telma.

"Lidhur me qëndrimin e pahijshëm të ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ndaj gazetarit të TV Thelma, gjatë konferencës së sotme për shtyp, Agjencia për sShërbime mediatike audio dhe audiovizive thekson edhe një herë se ofendimet dhe nënçmimet ndaj gazetarëve janë absolutisht të palejueshme", theksohet në komunikatë.

Media është një nga shtyllat kryesore të demokracisë dhe ka një rol të rëndësishëm në krijimin e opinionit kritik për çështje që janë me interes të veçantë publik, thonë nga Agjencia.

ASHAAM thekson se është jashtëzakonisht e rëndësishme t'u mundësohet gazetarëve që të kryejnë detyrat e tyre profesionale në kohë dhe në mënyrë të saktë për të informuar publikun.

"Në vend të përçmimeve dhe ofendimeve duhet treguar respekt për profesionin e gazetarit dhe dinjitetin e punonjësve të medias", thuhet në komunikatë. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR