• e hënë, 30 dhjetor 2024

Reagime pas përpjekjes për vrasjen e Salman Ruzhdie në Nju-Jork

Reagime pas përpjekjes për vrasjen e Salman Ruzhdie në Nju-Jork
Uashington, 12 gusht 2022 (MIA) – Policia e shtetit amerikan Nju-Jork kumtoi se shkrimtari britanik me origjinë indiane, Sallman Ruzhdi është therur me thikë në qafë, pasi u sulmua sot në skenë. Pas sulmit ai me helikopter është transferuar në një spital lokal. Sulmuesi ndodhet në paraburgim. Sipas raportuesit të Asoshieted pres, i cili ka qenë në godinën e institucionit Çautauka në pjesën veriore të Nju-Jorkut, ku Ruzhdi duhej të mbajë ligjëratë, deklaroi se e ka parë një njeri duke vrapuar në skenë dhe ka filluar "ta godasë dhe ther" Ruzhdin. Dëshmitarët okularë potencojnë se të pranishmit menjëherë kanë kërcyer mbi sulmuesin dhe e kanë tërhequr dhe i kanë ofruar ndihmë Ruzhdit. Mjekja e cila ka qenë në ngjarje, ku akoma një sulmues i paemëruar ka tentuar ta vrasë shkrimtarin, deklaroi për Nju-Jork Tajms se Ruzhdi është therur më shumë herë, përfshirë këtu edhe njëherë në anën e djathtë të qafës. menjëherë pas sulmit nën trupin e tij është formuar një pellg i madh gjaku. Ajo thotë se edhe krahas sulmit brutal, ai ka marrë frymë dhe ka pasur puls. Guvernatorja e shtetit Nju-Jork, Keti Hoçull, i dha nderime policit i cili, siç tha, "e ka shpëtuar jetën e Ruzhdit" në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp pas tentimit për atentat mbi Ruzhdin. Ajo e përshkroi Gead Çautaukuan, ku ndodhi sulmi, si "bashkësi shumë të qetë rurale" dhe "vend ideal për fjalime për personalitete të shquara si Ruzhdi". Houçul e dënoi ashpër sulmin mbi shkrimtarin, duke shtuar se "është e rëndësishme njerëzit të ndjehen të lirë për të folur dhe ta shkruajnë të vërtetën". Çak Shumer, lideri i shumicës në Senatin amerikan, e dënoi ashpër sulmin e sotëm mbi Ruzhdin. "Ky është sulm mbi lirinë e të shprehurit, sulm mbi vlerat themelore të këtij vendi. Shpresoj se zoti Ruzhdi do të rikuperohet shpejtë dhe lehtë dhe se autori do të dënohet siç duhet", shkroi Shumer në Tuiter. Autorë dhe shkrimtarë të njohur në Tuiter publikojnë mesazhe mbështetjeje për Ruzhdin, në mesin e të cilëve edhe Stiven King, Xh.K.Rouling, Nill Gejman dhe Najxhela Loson. Ruzhdi sot duhej të flasë në institutin Çautauka në shtetin Nju-Jork për SHBA-në si azil për shkrimtarë dhe artistë, "si vend për të shprehurit kreativ", kumtoi institucioni. Ruzhdie (1947) është i njohur për librin e tij “Vargjet Satanike”, i cili është ndaluar në Iran që nga viti 1988. Shkrimtari në Britaninë e Madhe u detyrua të fshihet për një dekadë pasi Ajatollah Homeini i Iranit e lëshoi një dekret fetar (fetva) një vit më vonë që urdhëronte besimtarët të vrisnin shkrimtarin për fyerjen e supozuar të romanit ndaj Islamit. Në vitin 1998, qeveria iraniane njoftoi se nuk e mbështet fetvanë, por edhe se nuk do ta tërheqë atë. Sipas doktrinës islame, një fetva e shqiptuar njëherë nuk mund të tërhiqet, veçanërisht nëse personi që e shqiptoi ka vdekur në ndërkohë, siç ishte rasti me Homeinin (1902-1989). Ruzhdi hyri në botën e letërsisë në vitin 1981 me romanin "Fëmijët në mesnatë", i vendosur në Mumbain e tij të lindje, veprimtaria e së cilit fillon në mesnatë më 15 gusht 1947, në momentin kur India e fiton pavarësinë nga Britania e Madhe.

QËNDRONI TË LIDHUR