• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Reagime partiake për lutjen në Parlament: Maqedonia e Veriut është shtet sekular

Reagime partiake për lutjen në Parlament: Maqedonia e Veriut është shtet sekular

Shkup, 12 korrik 2024 (MIA) - Pasi që kryetari i Kuvendit, Afrim gashi në profilin e tij në Fejsbuk publikoi fotografi në të cilën shihet se si ai dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare, Mersiha Smailloviq, Sead Xhigal, Safet Bishevac luten në Kuvend, në mbledhjen në të cilën u shënua 11 korriku, Dita e përkujtimit të viktimave të Srebrenicës, pasuan një sërë reagimesh partiake në të cilat ceket se Maqedonia e Veriut është shtet sekular dhe se kryetari duhet të kujdeset për dinjitetin e Kuvendit.

LSDM në reagimin partiak thekson se ritualet fetare nuk e kanë vendin në Kuvendin e shtetit, as në cilin do institucion shtetëror.

Скопје, 4 јануари 2022 

"Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, përndryshe partner i koalicionit të VMRO-DPMNE-së, me këtë hap e shkeli sekularitetin e shtetit, ky është mosrespektim i Kushtetutës", qëndron në kumtesë.

LSDM bën thirrje që institucionet kompetente të veprojnë dhe për këtë rast të ketë përgjegjësi.

Nga Lëvizja ZNAM-Për Maqedoninë tonë, me reagim të ngjashëm se Kuvendi nuk është dhe nuk guxpn të jetë vend për organizim të çfaërdo lloj ritualeve fetare.

"Lëvizja ZNAM i respekton të gjitha religjionet e pjesëtarëve të ashkësive etnike në Maqedoni, por dëshirojmë të potencojmë se Kuvendi nuk është dhe nuk guxon të jetë vend për organizim të çfarëdo lloj ritualesh fetare. Në pajtim me Kushtetutën, Maqeodnia është shtet i deklaruar qartë ekular", qëndron në kumtesë.

Портпаролот на движењето ЗНАМ Никола Мемов денеска на прес-конференција оценувајќи го изборниот процес, констатираше дека изборите се делумно фер и демократски. Според Мемов, имале нерамнопра

ZNAM potencon se ritualet fetare në intitucionet e shtetit nuk janë të lejuara, përderisa politikisht, Kuvendi, në tjetër mënyrë mund ta dënojë gjenocidin në Srebrenicë.

"Përgjegjësia është e Kryetarit të Kuvendit të kujdeset për dinjitetin e Kuvendit is dhe mbrojtjen e tij nga keqpërdorimet si shtëpia më e lartë përfaqësuese në Maqedoni. ky akt i keqpërdorimit, njejtë si edhe mosrespektimi i ligjit për përdorimin e flamujve, Lëvizja ZNAM e konsideron si akt të provokimit dhe demonstrimit të fuqisë nga pozita e pusshtetit, përmes shkeljes së Kushtetutës dhe ligjeve të Maqedonisë", reagojnë nga atje. 

Во рекордниот Предлог-буџет на владата на СДС и ДУИ, кој нема никаква развојна компонента, 140 милиони денари се скратени од ставката „Студентски стандард”.

Për Të Majtën, Gashi “inicoi një rit fetar - lutje në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilin në mënyrë të drejtpërdrejtë është shkelur neni 19 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë”.
Në mënyrë plotësuese, njoftojnë nga E Majta, ai nuk ka respektuar parimin kushtetues që të gjitha komunitetet fetare dhe grupet religjioze janë të ndara nga shteti.
-Vlerësojmë se kjo sjellje antishtetërore, antikushtetuese dhe antilaike është realizuar në një marrëveshje të përbashkët të koalicionit qeverisës. Për fat të keq, kjo nuk është e vetmja sjellje e tillë e Afrim Gashit pas dhënies së betimit nga ana e kryetarit të Kuvendit në gjuhën shqipe, thonë nga partia, duke shtuar se laicizmi është një nga parimet bazë për një shoqëri funksionale demokratike, prandaj për këtë do të paraqesin interpelancë kundër kryetarit të Kuvendit. 

Nga ana tjetër, nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Loga, doli me mbështetje për aktivitetin e sotëm në Kuvend.

"Polemikat rreth simbolizmit fetar në hapësirat publike dhe institucionet shtetërore janë një temë e ndjeshme dhe e rëndësishme. Kur shteti ndërmerr hapa për të integruar simbolet fetare nga një komunitet i caktuar, mund të krijojnë tensione dhe një ndjenjë pabarazie mes komuniteteve të ndryshme", tha Lloga në një komunikatën e Aleancës për Shqiptarët.

Mirëpo, shtohet, deri më tani bashkëqytetarët tanë maqedonas dhe ortodoksë nuk kanë lënë asnjë objekt nga “Shkupi 2014” pa buste të shenjtorëve fetarë, në objekte shtetërore, madje edhe në ura e udhëkryqe. E emërtuan Aeroportin e Ohrit me emër fetar, përkatësisht “Shën Apostul Pali II”. "Në çdo gur-themel ka nga një prift dhe tash po ankohen pse në Kuvend është bërë lutje myslimane. Ose shtet për të gjithë ose për asnjë", shtoi ai.

Për ngjarjen në profilin e saj në Fejabuk është prononcuar edhe Mersiha Smailoviq, e cila mori pjesë në përkujtimoren në Kuvend.

"Unë, Mersiha Smailoviq, si përfaqësuese e organizatës joqeveritare 'Divanhana', dua të sqaroj se tubimi i sotëm ishte një ngjarje, e jo seancë e Kuvendit. Më duhet ta korrigjoj dezinformatën për foton që qarkullon sot, e cila tregon një detaj të iniciativës sonë për shënimin e 11 korrikut, Ditës ndërkombëtare të përkujtimit të viktimave të Srebrenicës, të mbajtur në Kuvend. Si moderatore, e hapa ngjarjen duke i ftuar të pranishmit të mbajnë një moment heshtje ose të bëjnë një lutje për viktimat e Srebrenicës, që është një gjest respekti, jo një ritual fetar. Mënyra se si individët zgjedhin ta shprehin këtë moment, duke përfshirë nëse zgjedhin të luten, është një vendim personal që pasqyron besimin dhe bindjet e tyre. Kuvendi nuk mban asnjë përgjegjësi për këto zgjedhje personale. Ata që janë të njohur me ceremonitë në Qendrën përkujtimore të Potoçares do të dinë se homazhet bëhen në mënyra të ndryshme, ku disa zgjedhin të luten dhe të tjerë të vëzhgojnë qetësisht, secili sipas ndjenjave të tyre personale. 11 korriku përkujtohet në Kuvend çdo vit formate të ndryshme dhe është për të ardhur keq që u politizua si pjesë e luftës së përditshme politike", qëndron në reagimin e saj. ab/mb/

Foto: Profili i Fejsbukut të Afrim Gashit; MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR