• e hënë, 30 dhjetor 2024

Reagime me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes për eksport të grurit ukrainas

Reagime me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes për eksport të grurit ukrainas
Stamboll, 22 korrik 2022 (MIA) - Pas nënshkrimit të Marrëveshjes për eksport të grurit ukrainas presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se ajo do të "shpëtojë miliarda njerëz të cilët përballen me urinë" për shkak të bllokadës në portet ukrainase. "Kjo Marrëveshje do të mund të jetë kthesë e cila do ta ringjallë shpresën për paqe", theksoi Erdogani. Përderisa ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shojgu, nënshkrues i Marrëveshjes theksoi se Rusia "ndërmerr detyrim" se nuk do ta shfrytëzojë situatën. "Nuk do ta shfrytëzojmë faktin që portet do të jenë të pastruara (nga minat) dhe të hapura. E ndërmorën këtë obligim", theksoi Shojgu. Paraprakisht Bashkimi Evropian e përshëndeti Marrëveshjen për eksport të grurit ukrainas, që sot ishte nënshkruar në Stamboll, duke e vlerësuar si "hap kritik para". BE-ja e përshëndeti edhe rolin e ndërmjetësuesit të Turqisë në këtë kontekst si mbështetje e rëndësishme për zbatimin e Marrëveshjes. BE-ja do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën të eksportojë grurin e saj në tregun global sa më shpejt të jetë e mundur, vetëm në qershor përmes BE-së u sigurua eksporti i 2,5 milionë tonëve nga Ukraina, ndërsa deri në vitin 2024 BE-ja do të mobilizojë 7,7 miliardë euro për këtë qëllim, në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara dhe G7. Pakoja e fundit e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë gjithashtu përjashton produktet bujqësore. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR