• e shtunë, 23 nëntor 2024

Reagim nga Klubi i Deputeteve dhe Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve

Reagim nga Klubi i Deputeteve dhe Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve

29 shtator 2023 

Të nderuar qytetarë dhe qytetare,

Ne, gratë deputete, nga Klubi i Deputeteve dhe Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve, të cilat njëzëri i mbështesim ndryshimet në Kodin Penal në lidhje me dhunën me bazë gjinore, i dënojmë ASHPËR dhe FUQISHËM rastet e shpeshta jo vetëm të dhunës brutale, por edhe të femicidit.

Njëkohësisht, shprehim publikisht dakordësinë tonë me “Rrjetin Nacional Kundër Dhunës ndaj Femrave dhe Dhunës në Familje” nga PTHP për të marrë parasysh të gjithë elementët që tregojnë për FEMICIDIN në krimin e rëndë në Koçani dhe veprën të cilësohet si e tillë, në vend të vrasjes në mënyrë brutale.

Bëjmë thirrje për angazhim të menjëhershëm dhe efikas të të gjitha organeve, organizatave dhe subjekteve kompetente për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës me bazë gjinore, duke përkujtuar përgjegjësinë e përbashkët dhe të ndarë për të keqen me të cilën po përballemi.

Klubi i Deputeteve dhe Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve

______________________________________________________________________________________________________________

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR