• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Reagim nga Kabineti i Pendarovskit në konferencën për shtyp të VMRO-DPMNE-së

Reagim nga Kabineti  i Pendarovskit në konferencën për shtyp të VMRO-DPMNE-së

 Shkup, 16 shtator 2023 (MIA) - Lidhur me pretendimet e paraqitura në konferencën e sotme për shtyp të VMRO-DPMNE-së, Kabineti  i Presidentit të shtetit informon se deri te presidenti Stevo Pendarovski gjatë këtij viti,  dy herë, i janë dërguar propozime që të mendojë  për faljen e politikanëve të caktuar ose të mbështesë miratimin e ligjit për amnisti për politikanë aktualë dhe të mëparshëm.

 "Ato propozime, përmes ndërmjetësuesve, i janë dërguar presidentit Pendarovski nga strukturat politike dhe të sigurisë të cilët  janë të afërt me opozitën aktuale, si dhe nga ish-politikanë", theksohet në kumtesën e Kabinetit të Pendarovskit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR