• e martë, 24 dhjetor 2024

Reagim nga Drejtori i Postës, Orhan Kurtishi: "Pagat e drejtorëve nuk janë rritur nën udhëheqjen time, por janë përcaktuar nga drejtuesit e kaluar"

Reagim nga Drejtori i Postës, Orhan Kurtishi:

Shkup, 14 nëntor 2024

Në përgjigje të raportimeve të pavërteta mbi rritjen e pagave në Postën e Maqedonisë së Veriut, theksoj se nuk ka pasur asnjë rritje të re të pagave të drejtorëve nën menaxhimin tim.

"Pagat aktuale të drejtorëve janë të njëjtat që kanë qenë të përcaktuara nga udhëheqësit e kaluar dhe nuk kanë pësuar asnjë ndryshim apo rritje gjatë periudhës së fundit, theksoi Orhan Kurtishi.

Raporti i Revizionit Shtetëror, që analizon periudhën 2022/2023, zbulon pikërisht rritjet që janë kryer nga ish-drejtorët, të cilët në atë kohë kanë miratuar rritje të konsiderueshme të pagave për veten. Ndërsa Posta e Maqedonisë së Veriut ka qenë e zhytur në borxhe, këto rritje pagash kanë rënduar situatën financiare dhe kanë ndikuar në humbjet e vazhdueshme të ndërmarrjes.

Ndërkohë, menaxhimi aktual po punon për të riorganizuar dhe përmirësuar shërbimet postare për qytetarët, pa shpenzime shtesë të panevojshme, me qëllim që të rikthejmë stabilitetin financiar dhe t’i japim fund neglizhencës së menaxhimit të kaluar.

Alternativa

_____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR