• e premte, 27 dhjetor 2024

Reagim i presidentit Pendarovski rreth zhvillimeve të fundit në marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Reagim i presidentit Pendarovski rreth zhvillimeve të fundit në marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Shkup, 5 shkurt 2023 (MIA) - E dënoj ashpër aktin vandal ndaj "Klubit kulturor maqedonas - Nikolla Vapcarov" në Bllagoevgrad të Bullgarisë, thekson presidenti Stevo Pendarovski në reagimin rreth zhvillimeve më të reja në marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Vandalizmi dhe krimi i këtij lloji nuk janë vlera evropiane dhe duhet dënuar dhe sigurisht nevojitet zbulim dhe ndëshkim ndaj autorëve të këtij akti”, theksohet në reagimin lidhur me sulmin me gurë të klubit maqedonas në Bllagoevrad.

Njëherësh, siç njofton Kabineti i shefit të shtetit, presidenti Pendarovski shpreh keqardhje për incidentet në kufirin e vendit të shkaktuar nga një grup qytetarësh bullgarë udhëhequr nga deputetë të Parlamentit të tyre.

Presidenti i Republikës, njëherësh përgëzon pjesëtarët e policisë dhe organet kompetente që me dinjitet dhe profesionalizëm u përballen me vandalët.

Sipas Pendarovskit, fatkeqësisht pretendimet territoriale dhe mohimi i kombit maqedonas janë bërë përditshmëri.

“Për situata të tilla, presim reagim me kohë dhe të duhur nga Sofja zyrtare”, shton në reagimin e tij presidenti Pendarovski.

QËNDRONI TË LIDHUR