• e enjte, 26 dhjetor 2024

Reagim i MPJ-së në panel diskutimin "Gjendjet alarmante në diplomacinë e Maqedonisë së Veriut"

Reagim i MPJ-së në panel diskutimin

Shkup, 26 mars 2023 

Në lidhje me tribunën e sotme partiake të VMRO DPMNE-së për punën dhe veprimtarinë e diplomacisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Punëve të Jashtme njofton si në vijim:

Ministria sot përballet me mangësi serioze sistematike e që është rezultat i punës afatgjate joprofesionale dhe qasjes thellësisht partiake në drejtimin e institucionit në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme udhëhiqej nga ministra të VMRO-DPMNE-së. Me tribunën e sotme partiake të VMRO DPMNE-së, edhe një herë publikisht e pamë dëmin që kjo parti i shkaktoi diplomacisë përmes partizimit të Ministrisë, pikërisht gjatë kohës kur udhëhiqej nga personat që sot ishin në tribunë. 

Vitet e fundit, për herë të parë në funksionimin e institucionit, nuk ka rëndësi bindja partiake e diplomatëve, që prej dekadash partitë politike i kanë ndarë në tanët dhe tuajin. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe të fundit, ka ardhur në pah ekspertiza dhe puna e paanshme e diplomatëve dhe ambasadorëve. Në atë periudhë si njerëz të parë në ambasada dërgoheshin pastiçierë, e të ngjashme – me të cilët vështirë mund të ndërtohet një punë profesionale e paanshme dhe objektive e diplomatëve.

Gjithashtu, theksojmë se diplomati i deritanishëm dhe udhëheqësi i sindikatave, Dabiq, fatkeqësisht i ka braktisur plotësisht parimet e diplomacisë dhe aq më tepër ato të asociacionit të sindikatës. Duke vepruar sipas ambicieve të partisë, jo vetëm dëmton reputacionin e diplomacisë, por rrezikon edhe mundësitë e punonjësve për përfaqësim real të sindikatës.

Që nga fillimi i mandatit të ministrit aktual, punësimet, gradimet dhe dërgimi në misione, kryhen përmes shpalljeve të brendshme, në përputhje me procedurat ligjore dhe këto aktivitete kryhen sipas merit-sistemit, duke respektuar parimin etnik dhe gjinor.

Çdo punonjës ka pasur dhe ka mundësi, krahas përgjegjësive të tyre të përditshme në Ministri, të përfshihet në grupe të shumta pune dhe projekte gjatë dy viteve e gjysmë, pavarësisht ndarjeve partiake, etnike apo të tjera, për çka mund të dëshmojnë dhe vet ata. 

Në fund, theksojmë se prezenca e sotme e ish-ambasadorit Dabiq në tribunë bëhet vetëm pak ditë pas daljes së tij në pension dhe jo në një debat profesional e objektiv, por në një mbledhje partiake, nga e cila nuk ka gjasa që një pasqyrë objektive të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut. Me këtë ai vetëm konfirmoi se veprimet e tij si kryetar i njërës prej sindikatave në Ministrinë e Punëve të Jashtme kanë qenë të motivuara vetëm nga qëllime partiake dhe politike, e jo nga ato profesionale dhe se qëllimi i atij veprimi nuk ka qenë përmirësimi i kushteve për punonjësit e Ministrisë së Jashtme, por promovimi i tij personal dhe interesi vetanak, si dhe zbatimi i interesave të partisë politike së cilës i takon.

Ministria do t'i japë publikut detaje shtesë për punën e shtëpisë në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme drejtohej nga personeli i VMRO DPMNE-së. Në ndërkohë i bëjmë thirrje Dabiqit që të mos merret më me institucionin, i cili u shkatërrua sistematikisht pikërisht në kohën e partisë me të cilën ai debatoi publikisht sot. Puna në sindikatë nuk do të thotë të marrësh udhëzime partiake nga jashtë shtëpisë.​

Ministria e Punëve të Jashtme

____________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Fot: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR