• e martë, 24 dhjetor 2024

Reagim i BDI-së në deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski për seancën e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Reagim i BDI-së në deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski për seancën e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për përdorimin e gjuhëve

8 dhjetor 2024

Kryeministri ka kërcënuar sërish publikisht aktivitetin politik të partive politike, duke keqpërdorur institucionet shtetërore për të shtypur zërat politikë dhe etnikë të pakënaqësisë, me qëllim përhapjen e frikës përmes instrumenteve të shtetit. 

Këto teknika, të përdorura në periudhat më të errëta të komunizmit, do të dështojnë.

Shqiptarët janë rritur nën kërcënime të tilla nga policia dhe aparati shtetëror ndër shekuj, të cilat kishin për qëllim shtypjen e aktivizmit politik. 

Por, historia ka treguar se këto përpjekje asnjëherë nuk kanë arritur të ndalin vullnetin tonë për drejtësi dhe barazi.

Të gjitha argumentet flasin në drejtim që shqetësimet tona për Gjuhën janë reale dhe të bazuara në fakte.  Andaj, ka një mobilizim të gjerë, përtej vijave  partiake, për të parandaluar përpjekjet që dëmtojnë  të ardhmen e shtetit.

I bëjmë thirrje Kryeministrit të ndalojë kërcënimet dhe retorikën e tij përçarëse e inflamatore. 

Ju nuk mund të frikësoni askënd, e aq më pak një popull që ka qenë gjithmonë i gatshëm të sakrifikojë për drejtësinë dhe barazinë.

Bashkimi Demokratik për Integrim

___________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR