• e enjte, 26 dhjetor 2024

RDM-ja me mbështetje të kushtëzuar për Qeverinë

RDM-ja me mbështetje të kushtëzuar për Qeverinë

Shkup, 14 shkurt 2023 (MIA) - Këshilli Qendror i partisë së gjelbër në mbledhjen e sotme mori vendim që RDM-ja ta mbështesë rikonstruimin e propozuar të Qeverisë, siç thonë, në interes të proceseve integruese të Maqedonisë së Veriut. 

"Kusht për mbështetjen e Qeverisë dhe shumicës parlamentare është nisja e procesit të vetingut brenda 100 ditëve të para dhe zbatimi i konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme me qëllim të luftës efikase kundër korrupsionit, të vazhdojë procedura parlamentare për ndryshime të Kodit Zgjedhor për një njësi zgjedhore, lista të hapura dhe 50 për qind gra në lista dhe të intensifikohet përdorimi i burimeve të rinovueshme të energjisë përmes formimit të kooperativave të energjisë, në mënyrë që qytetarët të bëhen prodhues të energjisë elektrike, si dhe formimin e një Fondi për Efikasitet Energjetik", informojnë nga RDM-ja. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR