• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rast i tretë i etheve hemorragjike krimea kongo

Rast i tretë i etheve hemorragjike krimea kongo

Shkup, 14 gusht 2023 (MIA) - Një dyzet e dy vjeçar nga Velesi ka rezultuar pozitiv me ethe hemorragjike Krime-Kongo, konfirmon Instituti i Shëndetit Publik. Pacienti aktualisht ndodhet i shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup dhe është në gjendje të përgjithshme stabile.

Në orën 13:30 ishte paralajmëruar deklaratë e drejtoreshës së Klinikës infektive, Milena Stefanoviq.

Nga atje informojnë se pacienti ka pasur temperaturë të ngritur deri në 38 gradë, dhimbje koke, dhimbje trupi, plogshti dhe djersitje të shumta dhe fillimisht është pranuar në Spitalin e Përgjithshëm në Veles.

"Në orët e vona të mbrëmjes së datës 12.08.2023, Reparti për epidemiologji të sëmundjeve infektive pranë ISHP RMV është njoftuar me telefon për një rezultat pozitiv të etheve hemorragjike Krime-Kongo nga analizat e kryera në materialin e marrë nga Klinika e Sëmundjeve Infektive dhe gjendje febrile. Analizat janë bërë në Departamentin e Virologjisë pranë ISHP-së. I sëmuri është një 42 vjeçar nga Velesi, i cili po atë ditë është transferuar në Klinikë nga Spitali i Përgjithshëm i Velesit. Shfaqja e simptomave të rritjes së temperaturës deri në 38°C, dhimbje koke, dhimbje trupi, plogshti dhe djersitje e madhe, është 5 ditë para ekzaminimit në Spitalin e Përgjithshëm në Veles", informojnë nga ISHP-ja.

Menjëherë është njoftuar QSHP Veles për të formuar një ekip që ka bërë një anketë epidemiologjike të pacientit, vlerësim të rrezikut në familje dhe personat që kanë qenë në kontakt në objektet shëndetësore.

Në kuadër të qasjes Një shëndet (One Health), është kontaktuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë për kërkime shtesë në terren. Reparti për epidemiologji të sëmundjeve infektive pranë ISHP është në komunikim me QSHP Veles dhe monitoron situatën dhe nëse ka ndryshim do të informojë për këtë”, theksohet në kumtesën. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR