• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rast i ri, i izoluar i murtajës afrikane tek derrat shtëpiakë në fshatin Petralicë

Rast i ri, i izoluar i murtajës afrikane tek derrat shtëpiakë në fshatin Petralicë

Shkup, 20 qershor 2023 (MIA) - Është konfirmuar rast i ri, i izoluar i sëmundjes së murtajës afrikane tek derrat shtëpiakë në fshatin Petralicë, komuna Rankovc, kumtoi Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV).

Sipas  AUV-së, Petralica gjendet në zonën me rrezik të lartë lidhur me murtajën afrikane. Bëhet fjalë për vend të paregjistruar dhe të paevidentuar për mbarështim, ku për nevoja personale janë ruajtur tre derra, prej të cilave dy kanë ngordhur dhe ku nuk janë siguruar masa për biosiguri.

Gjatë ditës së sotme, është marrë Vendim për masa kontrolluese dhe mbrojtëse lidhur me sëmundjen murtaja afrikane tek derrat dhe është kryer shpopullimi i një derri (nga tre të cilat janë ruajtur), ndërsa janë zbatuar edhe masa për pastrim dhe dezinfektim.

Agjencia paralajmëron edhe se do të zbatohet hulumtim epidemiologjik që të konfirmohet burimi i mundur dhe përhapja eventuale e sëmundjes, si dhe regjistrimi dhe identifikimi i të gjitha derrave në afat prej shtatë ditëve në zonën mbrojtëse dhe 15 në zonën nën mbikëqyrje.

Agjencia apelon, pasi është koha e pushimeve verore, që qytetarët të mos mbajnë ushqim me prejardhje nga kafshët, posaçërisht të mishit dhe prodhimeve nga mishi i derrit.

"Murtaja afrikane shumë lehtë dhe shpejtë përhapet, nuk ekziston vaksinë dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha në ruajtjen e derrave", përkujton AUV. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR