• e diel, 07 dhjetor 2025

Rasmusen: Nevojitet një qasje transatlantike në presionin ndaj Rusisë

Rasmusen: Nevojitet një qasje transatlantike në presionin ndaj Rusisë

Bruksel, 15 korrik 2025 (MIA) - Është e rëndësishme të shfrytëzohet momenti i krijuar nga mesazhet e reja të presidentit të SHBA-së Donald Tramp në lidhje me sanksionet kundër Rusisë dhe dërgimin e armëve në Ukrainë, tha sot ministri i jashtëm danez Lars Loke Rasmusen përpara fillimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel.

"Unë kam kohë që mbështes një qasje transatlantike dhe ne duhet të ushtrojmë shumë më tepër presion mbi ekonominë ruse. Mendoj se një nga elementët kryesorë në paketën e sanksioneve është kufizimi i çmimit të naftës", tha Ramusen, vendi i të cilit mban aktualisht presidencën me Këshillin e BE-së.

Ai shfaqi shpresë se "nëse jo sot, atëherë nesër" vendet anëtare të BE-së do të arrijnë konsensus për miratimin e pakos së re të 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë.

"Ne duhet të bashkojmë forcat dhe për këtë arsye është thelbësore që Evropa tani të bie dakord për këtë paketë të 18-të sanksionesh", shtoi ministri i jashtëm danez.

I pyetur për të komentuar mbi propozimin e Trampit që "vendet evropiane të paguajnë për dërgimin e armëve" në Ukrainë, Rasmusen tha se kjo ishte në përputhje me "modelin danez" të një viti më parë, bazuar në të cilin Danimarka bënte blerje direkte nga industria ukrainase e mbrojtjes për nevojat e Kievit.

"Ky është vetëm një version alternativ i kësaj, kështu që ne jemi gati të marrim pjesë. Sigurisht që nuk mund ta bëjmë vetëm dhe të gjithë duhet të bashkohemi. Por ne jemi gati dhe me krenari mund të them se jemi mbështetësit më të mëdhenj të Ukrainës për kokë banori", tha Rasmusen. sa/

Foto: Skrinshot 

QËNDRONI TË LIDHUR