• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Rashkovski për "Softuerët": Tek patenta ime kamerat mund të jenë në lëvizje, ndërsa tek softueri i furnizuar nga Qeveria duhet rutë e dhënë fikse

Rashkovski për

Shkup, 14 mars 2023 (MIA) - Pa dashur të hyj në procedurën dëshmuese, në nivel kontinental evropian nuk mund të patentoni softuer për ndjekje të shpejtësisë mesatare. Specifika e patentës sime është se kamerat, përkatësisht pajisjet të cilat duhet ta detektojnë shpejtësinë mesatare do të jenë në lëvizje dhe mund të vihen në automjet policor apo autobus, përderisa tek softueri i furnizuar nga Qeveria duhet të ketë rutë të dhënë fikse, deklaroi ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, në seancën e sotme për rastin "Softuerët".

Rashkovski, sqaroi se inovativiteti i kërkesës së tij për patentë është automjeti policor të mund të lëvizë dhe vërejë automjet tjetër në një lokacion, e më pas i njejti automjet nëse regjistrohet nga një automjet tjetër policor në një lokacion tjetër, në bazë të asaj të caktohet shpejtësia mesatare e lëvizjes.

Rreth funksionalitetit të softuerit, Rashkovski tha se testimi i parë është bërë nga mesi i vitit 2020, e më pas është testuar pas pranim-dorëzimit.

Më tutje, sipas Rashkovskit, propozimi drejt Qeverisë ishte softueri të vihet në kamerat në "Sejv siti" dhe të jetësohet, por nuk erdhi deri tek ajo.

Sipas tij, ideja që patenta të përputhet në zgjidhjen softuerike nuk do të funksionojë asnjëherë, sepse softueri nëse regjistron lëvizje të pajisjeve, do të alarmojë, si mbrojtje nga vjedhja dhe të ngjashme. përderisa ideja e patentës është mu e kundërta. pajisjet të lëvizin.

I pyetur përse është kryer ky furnizim publik, Rashkovski tha se ai është paraparë në planin vjetor dhe në pajtim me rregullat e buxhetimit.

I pyetur nëse softueri është vënë në funksion, Rashkovski tha se në prill të vitit 2020 softueri është implementuar dhe për atë ekzistojnë llogo në Qeveri dhe se prandaj kanë kërkuar si dëshmi në gjykatë të sillet dhe nxirret serveri në të cilin ndodhet.

Lidhur me sistemin për identifikim biometrik, furnizimi i të cilit gjithashtu është lëndë në këtë rast gjyqësor, Rashkovski tha se inspirimi për një furnizim të tillë erdhi nga ajo që në Qeveri ka pasur njerëz të cilët vijnë regjistrohen, veten dhe të tjerët, se janë në punë.

"Biometrinë nuk mund ta gënjeni se jeni në punë", tha Rashkovski.

Ai theksoi se sistemi është vënë në funksion dhe janë bërë testime, por për shkak të pandemisë dhe kufizimeve, kabinat të cilat ishin përpunuar dhe duhej të dërgoheshin, nuk mund t'i vendosnin që njerëzit të regjistrohen në një kabinë të njejtë, ndërsa prë shkakl të specifikës së tyre, as nuk kanë mundur të vihen në garazhë.

I pyetur nëse është fitimprurëse të jesh në funksionin e sekretarit të përgjithshëm, Rashkovski tha se nëse shihen paraqitjet e tij tatimore para se të ishte në funksion, ka paraqitur të ardhura dhe honorare prej 2 deri 3 milionë, prej të cilave një pjesë për shkak të funksionit është dashur ta anulojë, me çka edhe paraqitjet tatimore prej se është në funksion janë shumë më të vogla.

I pyetur nëse nga pikëpamja e sotme a do t'i bënin këto furnizime publike, Rashkovski u përjgigj pozitivisht, duke shtuar se nuk ka punë më të mirë se sa të shfrytëzihet teknika për ta lehtësuar jetën.

Procesi gjyqësor ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheqë gjykatësja Fanka Janpuleva Mihaillovska, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është prokurorja Maja Koneska.

Në seancën e sotme përfundoi paraqitja e dëshmive materiale nga mbrojtja, ndërsa me propozim të mbrojtjes së Dragi Rashkovskit, ai dëshmoi para Gjykatës.

Sipas aktakuzës, Rashkovski akuzohet për vepra penale "keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit" dhe "larje parash dhe të ardhura të tjera nga vepra ndëshkuese".

Personat I.D., I.H., D.S., I.I., I.I. dhe M.S. akuzohen për "keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit" nga Kodi penal. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR