• e premte, 27 dhjetor 2024

Rashela Mizrahi propozohet kryetare e Komisionit Anketues për rastin e Onkologjisë

Rashela Mizrahi  propozohet  kryetare e Komisionit Anketues për rastin e Onkologjisë

Shkup, 29 shtator 2023 (MIA) - Filloi seanca e Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhejve dhe emërimeve, e cila duhet ta konformojë përbërjen e Komisionit Anketues për skandalin në ISHP Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji.

Për kryetar të Komisionit është propozuar Rashela Mizrahi nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, ndërsa të propozuar nga ky grup parlamentar janë edhe Aleksandar Veljanovski për zëvendëskryetar, për anëtar janë Antonio Milloshoski, Gordana Siljanovska-Davkova, Ivanka Vasilevska, Lupço Prenxhov, Petar Risteski, për zëvendës anëtarë Dajanço Eftimov, Dafina Stojanoska, Dragan Kovaçki, Toni Jarevski dhe Zoran Kocevski.

Nga grupi i deputetëve të LSDM-së dhe koalicionit, për anëtarë janë propozuar Daniella Markovska, Nenad Kociq, Martin Kostovski dhe Marija Georgieva, ndërsa për zëvendësanëtarë - Mile Talevski, Maja Moraçanin, Beti Rabaxhievska Naumovska dhe Sonja Mirakovska.

Propozim i grupit parlamentar të BDI-së, për anëtarë janë Arben Ziberi dhe Bedri Fazli, ndërsa për anëtarë - Bajram Kadria dhe Berat Ajdari.

Vendimi për formimin e Komisionit Anketues është marrë në datën 20 të këtij muaji, pasi pas akuzave në opinion për keqpërdorim të barnave në Klinikën e Onkologjisë, Prokuroria Publike në fillim të muajit ka hapur procedurë para hetimore.

Më 26 të këtij muaji, Prokuroria Publike njoftoi se prokurorët e Kosovës janë të gatshëm për bashkëpunim në këtë rast. Ekipi i prokurorëve nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, siç informuan, vazhdojnë të ndërmarrin të gjitha veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

"Pyetjet e pacientëve dhe të afërmve të tyre, të profesionistëve mjekësorë dhe personave të tjerë që mund të kenë njohuri të caktuara, kryhen çdo ditë. Ministria e Shëndetësisë ka dorëzuar në Prokurorinë Publike raportin nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar, i cili i referohet punës së Klinikës së Onkologjisë. Gjithashtu, me urdhër të prokurorëve publik është duke u zhvilluar hetim financiar, si dhe ekspertizë e detajuar e veprimtarisë ekonomike dhe financiare të Klinikës, e cila kryhet nga një ekip ekspertësh, revizorë nga Enti Shtetëror i Revizionit dhe përfaqësues të Fondit për Sigurim Shëndetësor", informojnë nga Prokuroria Publike. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR