• e shtunë, 23 nëntor 2024

Raportime për gjarpërinj në oborret e spitalit dhe fakultetit, QMK bën thirrje për kujdes

Raportime për gjarpërinj në oborret e spitalit dhe fakultetit, QMK bën thirrje për kujdes

Shkup, 7 qershor 2024 (MIA) - Disa paraqitje për shumë raste emergjente, mes tyre edhe rreziku i pranisë së gjarpërinjve në ndërtesa në zonat e banuara, janë evidentuar në 24 orët e fundit në 112 në Qendrën e menaxhimit të krizave (QMK). 

Në orën 10:44 dje, ka pasur raportime për gjarprinj në ISHP "Cërniçe". Është kërkuar reagim i menjëhershëm nga institucioni përkatës për eliminimin e problemit. Në orën 17:02 ka pasur një raportim për gjarpër, i vërejtur në oborrin e Qendrës për trajnim në Fakultetin e Sigurisë - Shkup.

Në njoftimin e sotëm u bëri thirrje qytetarëve gjatë ecjes në natyrë të jenë të kujdesshëm, pasi mund të hasin në gjarpërinj.

Gjatë ditës dhe natës së kaluar janë regjistruar edhe katër zjarre në ambiente të hapura. Zjarrëfikësit kanë intervenuar në komunat Qendër, Manastir, Karbinc.

Në komunën e Negotinës është shuar vegjetacioni i ulët në 0.3 hektarë dhe në 0.1, është intervenuar djegia e drithërave, dy ndërtesa të braktisura dhe 12 familje bletësh. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR