• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Raportime për bomba të vendosura në disa shkolla fillore në Kumanovë

Raportime për bomba të vendosura në disa shkolla fillore në Kumanovë

Kumanovë, 28 tetor 2025 (MIA) - Në disa shkolla fillore në Kumanovë pasdite arritën alarme për gjoja bomba të vendosura në shkolla, konfirmuan nga Sektori për arsim në Komunën e Kumanovës, prej ku tregojnë se nxënësit janë evakuuar në mënyrë të sigurt.

"Alarmi për bombë është dërguar përmes postës elektronike, pas orës 17:00. Nga shkolla lajmëruan policinë e cila arriti menjëherë, nxënësit u evakuuan në mënyrë të sigurt. Mbetet që shërbimet kompetente ta kontrollojnë gjendjen", deklaroi udhëheqësi i sektorit për arsim Aleksandar Jovanoviq. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR