• e hënë, 23 shtator 2024

Raporti think-tank: BE-ja duhet ta shqyrtojë mënyrën se si e udhëheq politikën e jashtme

Raporti think-tank: BE-ja duhet ta shqyrtojë mënyrën se si e udhëheq politikën e jashtme

Bruksel, 22 shtator 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian duhet të mendojë se si e udhëheq politikën e tij të jashtme dhe njëherësh të ndryshojë metodat e punës dhe të ndërmarrë një qasje të ndryshme ndaj partneriteteve kyçë, vlerësohet në raportin e Institutit për studime të sigurisë së BE-së (EUISS) të titulluar "10 ide për ekipin e ri".

Në dokumentin që jepen rekomandime të përbërjes së re të Komisionit Evropian për politikën e jashtme, theksohet se edhe pse Ukraina do të mbetet çështja më e rëndësishme e sigurisë për Evropën, BE-ja duhet të ryshqyrtojë "kornizat e vjetruara", siç është politika evropiane e fqinjësisë, për të ndërtuar partneritete më të përshtatura me fqinjët jugor, veçanërisht në rajonin e Mesdheut për të forcuar rezistencën energjetike dhe për të gjetur qasje reale ndaj ndikimit të kufizuar të BE-së mbi Kinën dhe Rusinë.

"BE-ja duhet të kundërshtojë ndikimin rus në Lindje duke rritur fuqinë e saj dhe duke zhvilluar një "politikë të re" e cila do të ndërtohet mbi kuadrin aktual të Partneritetit lindor dhe do të përshpejtojë integrimin gradual të vendeve kandidate për anëtarësim", thuhet në Raport.

Një nga rekomandimet kryesore në raport është që BE-ja të përshtatë mënyrën se si funksionon duke rishikuar politikat e saj të sigurisë dhe duke i integruar ato në një strategji kohezive në disa fusha, si[ është energjia, migrimi dhe mbrojtja.

Северна Македонија се вклучва во изградбата на терминалот за течен природен гас во близина на Александропулос. Интерсот од нашата страна е изразен, а поддршка за проектот е добиена и од САД.

Sipas drejtorit të Institutit, Stiven Everts, BE-ja po humb terrenin sa i përket konkurrencës, por edhe politikës së jashtme.

"Në thelb, paraqet një dështim për t'u përshtatur në nivelin e kërkuar, sepse situata ndërkombëtare po përkeqësohet me një ritëm shumë më të shpejtë se sa BE-ja që ka mundur ta përballojë", thotë Everts i cili është ish këshilltar i Përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borel.

Everts thekson se pasardhësi i Borelit në detyrë duhet të veprojë si këshilltar për sigurinë kombëtare për liderët evropianë i cili do të përfshijë informimin e rregullt të tyre dhe prezantimin e pakove në politikë.

Në raport propozhet që BE-ja të formojë "Këshill për mbrojtjen e Evropës" të përbërë nga krerët e shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të BE-së i cili do të merrej me çështjet e sigurisë dhe do të mblidhej përpara çdo Samiti të Unionit.

 „Треба да признаеме дека и покрај постојаната посветеност кон интеграцијата во ЕУ ... луѓето во регионот доживуваат чувство на длабоко разочарување во процесот на проширување“, се вели во до

 

Dokumenti rekomandon gjithashtu një rishikim të misioneve civile dhe ushtarake të BE-së jashtë vendit të cilat konsiderohen se kanë pasur pak ndikim gjatë viteve të fundit. "Kjo do të nënkuptonte më pak misione dhe operacione në tërësi, por fokus më të madh në vendet kandidate dhe partnerët nga fqinjësia e gjerë", theksohet në Raport.

Sekretari i përgjithshëm i EEAS, Stefano Sanino madje ka paralajmëruar tashmë se Shërbimi nuk disponon "mjaftueshëm me buxhet", duke vlerësuar se kufizimet në burimet e tij financiare janë "shkurtërpamës".

"Nëse reduktojmë ose mbyllim delegacionet në pjesë të tjera të botës, do të zvogëlojmë aftësinë tonë për të mbrojtur interesat tona", paralajmëroi Stanino disa muaj më parë.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR