• e premte, 27 dhjetor 2024

Raporti nga ekspertët gjermanë për vendosje të ankesës kushtetuese në Maqedoni të Veriut do të promovohet në konferencë rajonale në nëntor

Raporti nga ekspertët gjermanë për vendosje të ankesës kushtetuese në Maqedoni të Veriut do të promovohet në konferencë rajonale në nëntor

Shkup, 31 gusht 203 (MIA) - Kryetarja e Gjykatës kushtetuese Dobrilla Kacarska realizoi takim onlajn me përfaqësues të fondacionit gjerman për bashkëpunim juridik (IRZ) në krye me Shtefan Pirner, udhëheqës i sferës prjektuese, ekspertë për të drejtë kushtetuese nga Republika Federale e Gjermanisë dhe përfaqësues të ambasadës së RF të Gjermanisë në RMV.

Në këtë takim pune, kumtuan nga Gjykata kushtetuese, përfaqësues të IRZ-së i prezantuan aktivitetet e deritnaishme nga projekti që po zbatohet me qëllim të promovimit të ankesës kushtetuese si mjet për mbrojtje të lriive dhe të drejtave të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Përfaqësuesit e IRZ-së, ceket në kumtesë, informuan se raporti përfundimtar me titull "Ankesa gjithpërfshirëse dhe efikase kushtetuese si mjet për rritjen e mbrojtjes juridike të qytetarëve" është prëgatitur në projekt-version, ndërsa versioni përfundimtar do të prezantohet në konferencën rajonale që duhet të mbahet në fund të nëntorit të këtij viti në organizim të përbashkët të Gjykatës kushtetuese dhe IRZ-së.

"Konstatim i përbashkët ishte se një ngjarje e këtillë rajonale do të jetë me rëndësi të madhe duke apsur parasysh atë se paraqet mundësi për promovim të vendosjes së ankesës kushtetuese në RMV. Gjithashtu, kjo ngjarje do të jetë mundësi e shkëlqyeshme për përfaqësues nga gjykatat kushtetuese nga shtete të tjera, profesorë të së drejtës kushtetuese, përfaqësues bga sektori qytetar për t'i paraqitur qëndrimet e veta lidhur me vendosjen dhe rëndësinë e ankesës kushtetuese", informojnë nga Kushtetuesja.

Kryetarja e Gjykatës kushtetuese, Doblrilla kacarska e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të deritanishëm me fondacionin, ndërkaq posaçërisht angazhimin e tnaishëm në pjesën e promovimit të vendosjes së ankesës kushtetuese në RMV.

Ajo paraqiti qëndrime dhe informata lidhur me zgjidhjet e mundshme të ardhshme normative të cialt do ta zëvendësonin Rregulloren ekzistuese të Gjykatës kushtetuese të miratuar në vitin 1992 dhe so të rregullohet procedura për mbrojtje të lriive dhe të drejtave para Gjykatës. ab/

Foto: Gjykata kushtetuese

QËNDRONI TË LIDHUR