• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Raporti i KE-së: Trashëgimia kulturore jo mjaft e mbrojtur, ulje e buxhetit për kulturën

Raporti i KE-së: Trashëgimia kulturore jo mjaft e mbrojtur, ulje e buxhetit për kulturën

Shkup, 11 nëntor 2023 (MIA) - Ministria e Kulturës duhet të hartojë një strategji të re kombëtare për vitin 2023-2027 për zhvillimin e kulturës dhe të sigurojë një buxhet adekuat. Buxheti vjetor për kulturën në tre vitet e fundit ka ardhur në rënie të vazhdueshme, ndërsa reformat janë shtyrë pas rekomandimeve të analizës funksionale të Ministrisë së Kulturës, thuhet në raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit.

Me konkluzionin se Maqedonia e Veriut është e përgatitur në mënyrë të moderuar në fushën e kulturës, KE-ja rekomandon që Ministria e Kulturës dhe institucionet tjera relevante të forcojnë kapacitetet e tyre për krijimin dhe menaxhimin e politikave kulturore të bazuara në parime të shëndosha të administratës publike.

Tregohet se trashëgimia kulturore e vendit nuk mbrohet sa duhet dhe se nevojiten përpjekje shtesë për të forcuar reagimin institucional dhe bashkëpunimin ndërinstitucional për mbrojtjen e saj dhe parandalimin e ndërtimeve pa leje.

Рибниот фонд во Охридското Езеро во голем дел е на удар на рибокрадци, кои на секаков начн се обидуваат да заработат благодарение на високата цена на ендемичниот вид охридска пастрмка.

Theksohet mbrojtja e objekteve të trashëgimisë kulturore që kanë rëndësi të veçantë, si Liqeni i Ohrit dhe Çarshia e Vjetër e Shkupit.

Vihet re se pjesëmarrja e vendit në programin "Evropa krijuese" vazhdon dhe numri i përdoruesve të tij mbetet i kënaqshëm, si dhe janë bërë ndryshime në legjislacionin kombëtar në përputhje me Direktivën e Mediave Audiovizive të vitit 2018, e cila është një parakusht për pjesëmarrjen e vazhdueshme të vendit në këtë program.

Në periudhën e përfshirë nga raporti, është përgatitur strategjia kombëtare për rininë për vitin 2023-2027, e cila ende nuk është miratuar. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR